
Nora Gjakova vazhdon të korrë sukses në sportin e xhudo. Ditën e sotme, xhudistja kosovare, është kualifikuar në finalen e Grand Slam, që mbahet në Abu Dhabi.
Gjakova triumfoi në gjysmëfinale ndaj gjerogjianes Eteri Leparteliani, ndërsa në finale do të përballet me fituesen e çiftit Qi Chai-Mimi Huh.
Me këtë fitore, xhudistja siguron medaljen e argjendtë për peshat deri në 57 kilogram duke shtuar lavdinë mbi Kosovën dhe emrin e saj.
Kujtojmë se më herët, në çerekfinale Nora Gjakova mposhti xhudisten serbe, Marica Perisic.



