
Sulmuesi Dusan Vlahovic mbetet një ndër zbulimet në futbollin e kohëve moderne . Mbrojtja e ngjyrave të një ekipi të dorës së dytë siç është Fiorentina i ka dhënë shansin për të provuar veten në një ndër ligat më të famshme të Europës si Seria A . Edhe pse konkurrenca në një kampionet të tillë është shumë e ashpër pavarësisht se është dominuar për 9 sezone rradhazi nga Juventusi puna e bërë me ‘’ Vjollcët ‘’ i ka dhënë rezultatet e ëndërruara nga serbi .
Niveli i treguar ka tërhequr vëmëndjen e Juventusit , Romës dhe Milanit të cilat sipas ‘’ Calciomercatos ‘’ nuk mendojnë ta kthejnë kokën pas nga tentativat për ta larguar nga ‘’ Artemio Franchi ‘’ gjatë verës . Por 21 vjeçari nuk do të përballet vetëm me këto 3 oferta sepse kandidatët janë shtrirë edhe më gjerë me Bayern Munchen , Manchester United dhe Atletico Madridin . Lufta e nisur parashikohet se do të ketë zhvillime interesante sepse flitet për një ndër sulmuesit e të ardhmes . Talenti i tij i ka dhënë impaktet shumë shpejt sepse me moshën që ka mbi supe dhe eksperiencën e deritanishme do të dijë të përballojë sfidat në një skuadër që do ti ofrojë qetësinë për ti hedhur hapat një nga një drejt suksesit që në këtë rast lidhen me fitimin e titujve.
Duke patur parasysh se Fiorentina e ka humbur protagonizmin e shumë viteve përpara ku konsiderohej një kockë e fortë si në Itali ashtu edhe në Europë , vendimi i Dusan Vlahovic bëhet edhe më i lehtë drejt të ardhmes së ndritur . 16 golat e shënuar në 34 sfidat e këtij sezoni me siguri nuk do të lihen me kaq nga pretendentet e tij edhe pse lufta do të jetë shumë e ashpër dhe do të ofrojë të papritura .



