I ftuar në emisionin 'Skaner' në MCN Tv, trajneri i Tiranës Orges Shehi, është shprehur se fitorja 2-1 me Laçin ishte një lloj kompensimi për humbjen në derbi. Sipas Shehit kjo fitore e mban Tiranën në luftën për titull kampion, pasi diferenca me 7 pikë me Vllaznisë kryesuese nuk është shumë në një kohë kur ka dhe 11 ndeshje kampionat.
“Tirana fitoi ndeshjen për objektivat e veta, jo se riktheu Vllaznisë në krye të Superligës. Kjo fitore na fut te objektivat tona që kemi. Tirana kur fiton ka bërë detyrën. Pritshmëritë janë gjithmonë të mëdhaja për ne. Kjo fitore na fut në valle dhe kemi kompensuar deri diku humbjen e derbit. Duke patur edhe shumë javë nuk mendoj se distanca jonë me kryesuesit është shumë e konsiderueshme,”-u shpreh Shehi.



