
Borussia Dortmund ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 3-1 Mainz.
Verdhezinjtë iu falën dopietës të Erling Haaland, i cili u rikthye nga dëmtimi dhe golit të Marco Reus, për të marrë një fitore shumë të rëndësishme, që i ngjit ata në krye të renditjes me 18 pikë, 2 pikë shumë se Bayern Munich, që ka një ndeshje më pak.
Leipzig nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Freiburg, ndërsa Union Berlin mposhti me shifrat 2-0 Wolfsburg.
Eintracht Frankfurt nuk ia doli të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi, pasi u mposhtën 0-2 nga Hertah Berlin.



