
Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare, një nga ikonat më në zë të sportit shqiptar. Bëhet fjalë për legjendën e futbollit dhe ekipit kombëtar, Skënder Hyka. Ky i fundit u lind në 1944-n dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, ose siç njihet sot, klubi i futbollit Tirana, në rolin e sulmuesit.
Në vitet 1957-1974 luajti futboll me të gjitha nivelet e Klubit sportiv “17 Nëntori”, që nga ekipet e moshave dhe deri te skuadra e parë, duke qenë edhe një nga futbollistët kryesorë të klubit “17 Nëntori”.
Ndërkohë nga vitet 1967-1974 , ka qenë anëtar i ekipit “Shpresa” dhe atij kombëtar, në të gjitha aktivitetet e zhvilluara.
Në vitet 1992-1995 ka qenë sekretar i Klubit Sportiv Tirana, dhe në 1997 u bë sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Hyka ka marrë pjesë edhe në ndeshjet ndërkombëtare, me përfaqësuesen e ekipit shqiptar. Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa më vonë u pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.



