
Eksperienca me shumë ulje-ngritje e Christian Pulisic tek Chelsea, vijon ta largojë gjithmonë e më shumë nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Në verën e 2019-tës ‘’ Blutë e Londrës ‘’ derdhën në arkat e Borussia Dormtundit 64 milionë euro për amerikanin por me kalimin e kohës rendimenti i tij ka ardhur në rënie dhe tashmë e ka humbur protagonizmin tek kryeqyetasit.
Megjithatë , së fundmi është shfaqur një dritë në fundin e tunelit për 24 vjeçarin, për të cilin do të zhvillohet një sfidë shumë e ashpër në Serinë A ndërmjet Milanit, Interit dhe Juventusit.
Me statistikat e arritura , ekzaktësisht 26 gola dhe 21 asiste në 142 ndeshje , Christian Pulisic konsiderohet një ndër blerjet më të dështuara në historinë e Chelseat dhe Italia mund të rezultojë një destinacion i cili mund ta ndihmojë për të rikuperuar vlerat e humbura gjatë kësaj kohe.
Nëse i referohemi investimit të bërë nga gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm , rezultati s’ka nevojë për koment dhe zgjidhja më e mirë për lojtarin nga Pensilvania është ndërrimi i ambjentit në fundin e sezonit.



