U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e prapambetura në Kategorinë e Parë.
Pogradeci mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa mposhti minimalisht Butrintin. Golin e vetëm për liqenorët e realizoi Topllari në minutën e 29. Me këtë fitore Pogradeci shkon në kuotën e 20 pikëve, në vendin e 13, ndërsa Butrinti mbetet në vendin e 11 me 1 pikë më shumë.
Akoma edhe më emocionuese ishte sfida tjetër, mes Maliqit dhe Vorës. Juglindorët fituan 2-1, me Isufin që shënoi golin e fitores në frymën e fundit, pasi sfida ishte mbërthyer në barazim 1-1.



