
Viktor Gyokeres tashmë është shëndërruar në një prioritet për disa ekipe në kontinentin e vjetër.
Suedezi nuk ka të ndalur me progresin e tij, të cilin e ka shoqëruar me 53 gola në 55 sfida në sezonin aktual.
Kjo statistikë meriton vëmëndjen maksimale dhe drejtuesit e Atletico Madridit po bëjnë gjithçka për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Diego Simeone ka kërkuar një golashënues dhe me ecurinë e deritanishme nordiku është zgjedhja e tij.
Asi i Sporting Lisbones shquhet për rrezikun në metrat e fundit, është tejet potent dhe luftarak referuar dueleve në ajër, komponentë të cilët e bëjnë edhe më të dëshiruar nga klubet e elitës.
Në të shkuarën ishte Chelsea që luftoi fuqimisht për të marrë shërbimet e 26 vjeçarit, më pas Arsenali dhe tashmë ‘’ Los Colchoneros ‘’.

Si Premier League ashtu edhe La Liga sidomos kur pretendohesh nga ekipet kryesorë janë një tundim për çdo lojtar dhe mbetet për tu parë se cili prej tyre do të ketë fatin për tu përforcuar me Viktor Gyokeres.
Presidenti Enrique Cerezo është shprehur menjëherë në lidhje me këtë çështje, i cili thuhet se do të ofrojë rreth 70 milionë euro për bishën e ofensivës.



