Pedro Porro firmos me Tottenhamin

Pedro Porro firmos me Tottenhamin

Tottenham Hotspuri i Antonio Contes ka arritur në orët e fundit një akord shumë të rëndësishëm .

Drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ do të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës së Pedro Porros me Sporting Lisbonën , vlerë e cila arrin 45 milionë eurot.

Sipas Fabrizio Romanos mbetet për tu determinuar vetëm afati i derdhjes së kësaj shume në arkat e portugezëve , skuadër që ka humbur një element tejet cilësor në prapavijë. 

Prej shumë kohësh 23 vjeçari ishte bërë pjesë e listës së disa ekipeve prestigjoze por kryeqytetasit janë treguar më efikasë gjatë bisedimeve dhe i kanë mundësuar ishi-t të Manchester City-t rikthimin në Premier League.

Kjo eksperiencë e re e Pedro Porros do të shoqërohet me një kontratë prej pesë vitesh me ‘’ Spursat ‘’ nga e cila do të përfitojë natyrisht më shumë se tek Sporting Lisbona dhe për më tepër do të provojë veten tek një rival shumë të fortë në Angli dhe jo vetëm.

Me mbërritjen e Antonio Contes në ‘’ White Hart Lane ‘’ , ish finalistët e Champions Leagues kanë filluar të ndryshojnë por duhet akoma shumë punë për fitimin e trofeve pavarësisht se drejtohen nga një trainer i mirënjohur , i cili la shenjë në të kaluarën tek Juventusi , Chelsea dhe Interi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy