Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës nga Tirana.
Martini deklaroi se ka keqardhje për lojtarët, ndërsa shtoi se është e pafalshme sesi u pësua goli në fund.
Më vjen keq për djemtë pasi luajtën shumë mirë. Dominuam pjesën e parë, në të dytën mund të shkonim 2-0. Në fund humbim një top të gjatë dhe për 2-3 sekonda, e pafalshme duke pasur gjithë ato qendra. Mungesë përqendrimi. Për rastin e fundit më vjen më tepër keq, mbrojtja është me eksperiencë dhe nuk mund të gabonim.
Ishin ndërrime të detyruara, ishim të ngarkuar. Eksperienca e Kotobellit na duhej, mund të futej edhe në fillim. Humb i gjithë ekipi, jo vetëm një individ.



