
Gazetari Pano Xhixho, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se largimi i trajnerit Orges Shehi duhet të ishte më dinjitoz.
Xhixho ngre gjithashtu pikëpyetje, se çfarë nënkupton klubi kur thotë pezullim për trajneri.
Shehi ka thyer rekord te Tirana në periudhën Halili. Ndoshta largimi duhet të ishte më dinjitoz. Shehi është trajneri më i mirë i vitit. Ishte si një blerje mbajtja e Shehit te Tirana për këtë sezon. Mbajmë mend takimin me presidentin, kur u shit si blerja e vitit.
Unë këtë kampionat e prisja më pak stresues për trajnerët. Janë të gjithë brenda objektivit.
Ky pezullimi, është ndalim i përkohshëm i punës. Çfarë është pezullim?! Duhen saktësuar termat.
Shehi është në kontratë me Tiranën deri në maj.



