Interi i detyruar për të shitur Achraf Hakimin

Interi i detyruar për të shitur Achraf Hakimin

 Problemet e Interit pas fitimit të Serisë A nuk kanë të sosur .  Ekonomia e zikaltërve nuk i lë shteg tjetër veçse të aplikojë shitjet e disa lojtarëve për të vënë në vijë çdo gjë në funksion të sezonit vijues . Borxhi i konsiderueshëm i  skuadrës nga Milano ia ka ndezur motorrët drejtuesve përkatës  për ta çuar deri në fund këtë çështje . Një prej lojtarëve  që i është treguar dalja nga ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ është Achraf Hakimi .  Loja impresionuese e tij konsiderohet si momenti ideal i Interit për tu fuqizuar sepse  sipas ‘’ La Gazetta Dello Sport ‘’ sepse interes për mbrojtësin ka treguar  Paris St Germain .  Interi është i vetëdijshëm për fuqinë që kanë krerët e presidencës pariziene që liderohet nga Nasser Al Khelaifi dhe do të mundohen  të dalin me kokën lart sepse potenca e miliarderit nga Katari është e jashtëzakonshme .  

Operacioni ka marrë ‘’ Ok ‘’ e menjëhershme nga Mauricio Pochettino që është  drejt  formimit të një skuadre shumë kompetitive  e cila do të ketë si fokus kryesor fitimin e Champions Leagues  . Borxhet e deritanishme kapin 90  milionë eurot dhe shitja e 22 vjeçarit do ta përgjysmonte dhe do ti mundësonte Interit  frymëmarrjen e kërkuar prej kohësh .

 Me kalimin nga Borussia Dortmundi  për marokenin shpresat ishin të mëdha por nuk diti  ta kuptojë   ideologjinë e Antonio Contes që prapëseprapë ka arritur një objektiv impresionues duke mposhtur dominimin e Juventusit për 9 vite rradhazi .

Në  disa prej ndeshjeve të zhvilluara traineri nga Lecce e ka cilësuar si fajtor kryesor Achraf Hakimin për arsye të rendimentit të dobët që ka ndikuar automatikisht tek loja e Interit por rikuperimi i shpejtë është momenti perfekt për ta shitur dhe të bëjnë kthesën në aspektin ekonomik .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy