
Me mbërritjen e Arne Slot në ‘’ Anfield Road ‘’ ka filluar revolucioni tek Livepooli.
Hollandezi po përpiqet të formojë një ekip kompetitiv për të ardhmen me qëllimin e rikthimit të anglezëve tek titujt.
Kohët natyrisht kanë ndryshuar dhe rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet dhe merkatoja është një periudhë shumë e rëndësishme për fatet e lojtarëve.
Emri i Darwin Nunez ka filluar të jetë në qendrën e vëmendjes, lojtar i cili mund ti japë lamtumirën ‘’ Të Kuqve ‘’.
Interesi i Arsenalit dhe përcaktimi i çmimit nga drejtuesit e ish kampionëve të Champions Leagues e demostron një gjë të tillë.
Lajmi për uruguajanin është raportuar nga ‘ ESPN ‘, i cili i kushtoi në të kaluarën Liverpoolit 85 milionë euro.
Kapaciteti për të shënuar dhe aspekti fizik natyrisht spikasin tek 25 vjeçari, kartoni i të cilit është vlerësuar me 110-120 milionë euro.
Ndërkohë, golashënuesi nga Artigas vijon i fokusuar totalisht tek sezoni aktual duke qenë se është shumë ambicioz dhe dëshiron ta ndihmojë skuadrën e tij për ti arritur objektivat.
18 gola dhe 13 asiste në 54 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet arriti Darwin Nunez në sezonin e shkuar dhe në aktualin e ka zhvilluar ndeshjen e parë me Liverpoolin.



