
Eleminimi nga Champions League i ka dhënë një leksion Manchester City-t dhe trainerit Pep Guardiola, i cili u mposht nga Carlo Ancelotti, një ndër më të mirët në këtë profesion.
Real Madridi rikonfirmoi protagonizmin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube dhe tanimë numri një i stolit të ‘’ Qytetarëve ‘’ ka përveshur mëngët me objektivin e dhënies së maksimumit gjatë merkatos së verës.
Sipas ‘ The Guardian ‘, Jamal Musiala është në krye të listës së ishi-t të Barcelonës, falë të cilit anglezët kanë arritur shumë suksese në vitet e fundit.
Megjithatë, mesfushori ka edhe dy vite kontratë me Bayern Muncheni-n, skuadër në të cilën është protagonist i padiskutueshëm.
Presidenti i gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm shquhet për potencialin në aspektin ekonomik dhe falë kontributit të dhënë ndër vite kjo skuadër aktualisht konsiderohet një ndër më të mirat në botë.
Ndërkohë, 21 vjeçari po zhvillon sezonin e pestë në ‘’ Allianz Arena ‘’, i pretenduar edhe nga Real Madridi në të kaluarën.
Transferimi në ‘’ Etihad ‘’ konsiderohet një tundim për çdo lojtar pasi Manchester City garanton fitimin e trofeve individualë dhe kolektivë në vijimësi.



