Dani Carvajal rinovon me Realin

Dani Carvajal rinovon me Realin

Orët e ardhshme do të theksojnë një sukses për Real Madridin . ‘’ Los Merengues ‘’ janë afër   rinovimit të kontratës me Dani Carvajal e cila e kishte destinacionin final në  30 qershorin e 2022-shit por performancat pozitive të spanjollit gjatë viteve i kanë bindur kryeqytetasit për ta zgjatur deri në 2025-sën .  Ishi i Bayer Leverkusen konsiderohet një pjesë kyçe e prapavijës nga Carlo Ancelotti , trainer që ka zbarkuar përsëri në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me objektivin e rikthimit të Real Madridit në kohët e arta kur mbretëronte Europën .

Me këtë rinovim gjigandët e Primera Division kanë siguruar  krahun e djathtë të mbrojtjes  por duhet theksuar se 29 vjeçarit i duhet të bëjë kujdes për të evituar përsëritjen e dëmtimeve të së kaluarës që ia kanë mohuar faktin e të qënit prezent në ndeshje deçizive me ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët kanë aktivizuar Lucas Vazquez në vendin e tij .

Sezoni i ardhshëm do të përcaktojë shumë për fatet e një skuadre që aspiron medoemos rikthimin në majën e Europës pa harruar  kampionatin ku  do të mundohen të ulin nga froni Atletico Madridin , skuadër që rezultoi surpriza e këtij kampionati .   

Në vijim parashikohet se eksperienca e Dani Carvajal do ti shërbejë për ta shëndërruar  në më funksional krahun  djathtë të mbrojtjes  dhe ti hedhë pas krahëve  statistikat e dobëta të sezonit të kaluar në të cilin numëroi 15 ndeshje pa shume histori .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy