
U luajtën ditën e sotme 3 ndeshjet e radhës në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarë.
Partizani dhe Tirana kanë dhuruar spektakël, teksa fituan ndeshjet e tyre me goleada. Bardheblutë mposhtën me rezultatin 5-1 Egnatian në shtëpi, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund.
Në krahun tjetër, Partizan shkatërroi me shifrat 4-0 Apoloninë në transfertë. Ndërkohë Teuta nuk fali, duke mposhtur 0-2 Turbinën.
REZULTATET:
Apolonia-Partizani 0-4
Tirana-Egnatia 5-1
Turbina-Teuta 0-2



