Shqipëria organizoi më 18 dhe 21 dhjetor kampionatin kombëtar të skive në Itali, ku përveç skiatorëve shqiptarë pati edhe sportistë të huaj.
Për të folur më tepër rreth këtij eventi në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Skive, Etrit Xhuglini. Ky i fundit u shpreh se ishte një organizim, që jo vetëm plotësoi pritshmëritë, por edhe i kaloi ato. Xhuglini u shpreh se atletët, u mahnitën nga organizimi.
Intervista e plotë:
1.Për herë të pare një organizimi i përmasave të tillave. A i përmbushi pritshmëritë tuaja?
“Kishte shumë risi dhe ishte organizimi i parë nga Shqipëria. Për herë të parë një garë ski, transmetohet dhe komentoet live. Ishte një organizim, që jo vetëm plotësoi por i kaloi pritshmëritë. Shtetet e mëdha, që morën pjesën, ishin të mahnitur me atë që panë.”
2. Sa garues morën pjesë në këtë turne dhe si ishte niveli?
“Kishim një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga pjesa më e madhe e botës. Çdo ditë kanë garuar rreth 180 atletë. Ishte përtej pritshmërive, ku përveç vendeve të vogla që në i prisnim, ishin edhe shtetet e mëdha. Ekipi shqiptar, u paraqit me një ekip shumë të kompletuar.”
3. Si ishte paraqitja e skiatorëve shqiptarë? Kush mundi të kapë pikët për tu kualifikuar në Lojërat dimërore që do të zhvillohen në muajin shkurt?
“Kjo garë duke qenë ndërkombëtare, vlente edhe për pikët olimpike. Ne i kemi të 4 djemtë, që janë të kualifikuar. Të katërt e kanë kapur kuotën për Olimpiadën e Pekinit. I kanë bërë pikët olimpike. Synim i ynë është kapja e pikëve nga njëra prej vajzave. Te djemtë është shumë e vështirë të bëjmë zgjedhjen. Ndërsa te vajzat kemi kohë edhe 15 ditë për të arritur pikët.”
4. Me infrastrukturën që kemi në Shqipëri, kur do të mundemi të organizojmë evente të këtij niveli?
“Ne duhet të jemi realistë, jemi shumë larg të qënurit organizatorë në vendin tonë. Është si të organizojmë një kampionat botëror me 2-3 stadiume që kapin parametrat e FIFA-s, në futboll. Në të ardhmen duhet një bashkëpunim i madh për të pasur pista skish.”
5. Çfarë diferencash pati ky event krahasuar me ato të organizuara nga federatat e huaja,(nëse ka diferenca)?
“Ishte një event i parametrave ndërkombëtar. Shumë nga atletët ishin të mahnitur, se si një federatë e vogël si ne, të kemi të tilla standarde gare. Ditën e dytë fitoi një spanjoll, i cili është në 10-15 më të mirët e botës. Cilësia e pistës, ishte në kushte të përkryera. Presim që në vitet e ardhshme të organizojmë të tilla gara. Tani të gjithë presin më shumë.”



