Prodani: Italia është surpriza e madhe në Europian, por për pak i bënë gjëmën

Prodani: Italia është surpriza e madhe në Europian, por për pak i bënë gjëmën

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, ka thënë se Franca, Gjermania dhe Belgjika ishin skuadra të lexueshme dhe nuk ishin të përgatitura për Europianin. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Prodani tha se skuadrat e vogla, ishin më të përgatitura. Gjithashtu ai shtoi se Italia është surpriza e madhe, për mënyrën sesi luan.

“Futbollin më të bukur besoj se e ka bërë Italia. Ajo që kam perceptuar deri tani është që skuadrat e mëdha, Franca, Gjermania dhe Belgjika, erdhën jo shumë të përgatitura, ishin të lexueshme. Skuadrat e nivelit të dytë erdhën shumë të përgatitura, edhe Italisë për pak i bënë gjëmën. Italia ka ardhur me elementë të rinj. Nuk ka humbur vlerat tradicionale. Kemi një Angli që është konsoliduar. Për shkak të pauzës nga pandemia, nuk e dinim si do vinin skuadrat. Ukraina nga eliminatore shumë të mirë, por e pamë çfarë ndodhi sot. Italia kryesurprizë, Anglia është e konsoliduar. Italia është surpriza e madhe për shkak të lojës që ka treguar, jo për shkak të asaj ku ka arritur, pasi këtë e arrinte edhe me lojtarët mediokër”, u shpreh Prodani.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy