
Lazio është rishfaqur sërish në skenë për të afruar Kepa Arrizabalagan në ‘’ Olimpico ‘’ .
Transferimi i Edouard Mendy tek Chelsea ka rezultuar një fatkeqësi për spanjollin sepse prej një kohe të gjatë vijon të ngrohë stolin dhe bardhekaltërit janë një mundësi për të hedhur pas krahëve kalvaret e të kaluarës .
Numri një i stolit Maurizio Sarri shpreson se 27 vjeçari mund të udhëtojë drejt Romës shumë shpejt sepse sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ e ka bindur ishi-n e Napolit i cili kërkon një garanci absolute poshtë tre shtyllave .
Me Edouard Mendy , e ardhmja e Kepa Arrizabalagas në ‘’ Stamford Bridge ‘’ parashikohet e zymtë dhe për ti rikthyer buzëqeshjen ka menduar një ndër kockat e forta të Scudettos por problemi i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ është se do ta kenë të pamundur të rikuperojnë 80 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e 2018-tës pasi vlera aktuale në merkato arrin 10 milionët.
Me Pepe Reinan dhe Thomas Strakoshan drejt fundit të kontratës , ekzaktësisht në përfundimin e sezonit, rruga do të mbetet e hapur për Kepa Arrizabalagan për të provuar një ndër 5 ligat më të famshme të Europës , në një ekip me shumë histori .



