Fotot e Shumakerit të sëmurë, në shitje për 1 milion stërlina

Fotot e Shumakerit të sëmurë, në shitje për 1 milion stërlina

Përgjatë gjashtë viteve që pasuan aksidentin në Alpet Franceze, spekulimet mbi gjendjen e Majkëll Shumaker kanë qenë të shumta. Sipas asaj që citon tabloidi britanik “Mirror”, ka disa foto “makabre” të Shumit, të cilat janë vjedhur brenda shtëpisë së tij dhe janë nxjerrë në shitje për shumën 1 milion stërlina. E shoqja, Korina, ka nisur lëvizjen për të mos u bërë publike këto foto.

Për kushtet e disa herë kampionit të botës ka informacione shumë të rezervuara dhe lajmi i fundit zyrtar është buletini zyrtar i spitalit të Grenobles në ditët e para të shtrimit pas aksidentit në pistën e skive, ku flitet për një dëmtim të trurit. Që prej asaj kohe ka patur vetëm tymnajë dhe ndonjë lajm aty-këtu të pakonfirmuar.

Nga informacionet që kanë qarkulluar në media këto 6 vitet e fundit dihet se Shumaker u është nënshtruar të paktën dy ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ka ndejtur 4 javë në koma artificiale pas aksidentit. Më pas pati disa muaj rehabilitim para se të linte spitalin në qershor 2014. Tashmë ndodhet në vilën e tij në brigjet e liqenit të Gjenevës, e cila ëshjtë transformuar në një shtëpi për përkujdesje ndaj tij, ku askush nuk mund të hyjë dhe me familjarët e vet të gatshëm për të mbrojtur privatësinë e tij me çdo mënyrë.

Pikërisht në këtë situatë del akti i fundit spekulativ: foto, që thuhet se janë të tij, të vjedhura nga brenda shtëpisë dhe që janë nxjerrë në shitje për 1 milion stërlina, siç shkruan “Mirror”. Një akt i errët që pason atë të vjedhjes së kartelës klinike në gusht 2014, ku u akuzua një burrë, funksionar i agjencisë së transportit mjekësor zvicerian, që organizoi transferimin e Shumit nga Franca në Zvicër. Ai e mohoi, por më vonë u gjet i varur në qeli. /Përshtati: TvT /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy