Nica: Kukësi duhet të fitonte ndeshjen ndaj Partizanit

Nica: Kukësi duhet të fitonte ndeshjen ndaj Partizanit

Pas barazimit me Partizanit, trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN TV, ku analizoi lojën.

Sipas tij, skuadra verilindore duhet të fitonte ndaj Partizanit, për atë që tregoi në fushë, ndërsa shtoi se është i kënaqur me paraqitjet e ekipit.

Në pjesën e parë, skuadra ishte në ekuilibër dhe taktikisht funksionoi mirë. I morëm masat për sulmuesit e Partizanit dhe ia dolëm edhe pse patëm dy dëmtime të paparashikueshme. Këta dy lojtarë i ndërruam me mesfushorë dhe pjesën e dytë hymë në ekuilibër duke vepruar shumë mirë. Jam i kënaqur nga çunat me atë që treguan, pasi ishim të ekuilibruar në të gjitha zonat e fushës. Besoj se loja jonë me pak përvojë dhe nëse do të ishim më të qetë dhe të kujdesshëm, ndeshjen duhet ta fitonim ne.

Mendoj se euforia pati ndikimin e vet pas kalimit në avantazh. Kemi shumë lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë në Superiore. Një mos përqendrim maksimal në këtë kategori, të dëmton në çekuilibrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy