
Pas largimit të Karim Benzemas dhe Marco Asensios , drejtuesit e Real Madridit kanë nisur punën për kërkimin e të tjerë referentëve në repartin e avancuar.
‘’ Galaktikët ‘’ po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Sadio Manes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , i cili ka zhvilluar një sezon për tu harruar tek Bayern Muncheni.
Që në kohën kur përfaqësonte Liverpoolin, senegalezi u tentua nga madrilenët por rezistenca e ‘’ The Redsave ‘’ e pengoi arritjen e këtij akordi por presidenti Florentino Perez është shquar gjithmonë për insistimin në lidhje me blerjen e lojtarëve cilësorë, të cilët e kanë shëndërruar Real Madridin në një ndër klubet më të suksesshëm në botë.
Nëse ish fituesit e Champions Leagues do ta arrijnë objektivin, sigurisht do të konsiderohej një ndër transferimet më të bujshëm të merkatos së verës dhe për 31 vjeçarin një privilegj pasi siç dihet ky klub ëndërrohet nga shumë lojtarë dhe të ofron mundësinë e fitimit të titujve në çdo sezon.



