
Tirana do të presë në “Air Albania” në orën 20:00, skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë kualifikues në Champions League.
Bardheblutë u mposhtën në ndeshjen e parë dhe për këtë arsye, sot do të kërkojnë me çdo kusht përmbysjen.
Në krahasim nga ndeshja e kaluar, te kampionët e Shqipërisë, pritet të ketë vetëm një ndryshim në formacion. Me Limajn e pezulluar për shkak të kartonit të kuq, trajneri Shehi ka zgjedhur në mesfushë Ardit Hilën për ta zëvendësuar, i cili në këtë repart, do të ndihmohet edhe nga Aleksi e Totre.
Në portë, do të jetë Visar Bekaj, ndërsa para tij, katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Tosevski, Behiratche, Najdovski dhe Ismajlgeci.
Nuk ndryshon as sulmi, ku në qendër do të luajë De Silva, i cili do të ndihmohet nga krahët nga Seferi dhe Xhixha.



