Real Madrid peshkon tek Leicester

Real Madrid peshkon tek Leicester

Largimet pothuajse të konfirmuara të Sergio Ramos dhe Raphael Varane e kanë lënë të çalë Real Madridin në aspektin defensiv . Momentalisht Carlo Ancelotti  mbështetet vetëm te Eder Militao , Nacho Fernandez,  David Alaba dhe Jesus Vallejo të cilët edhe pse janë lojtarë me kualitet  traineri italian akoma nuk është i kënaqur dhe i ka prezantuar një tjetër alternativë drejtuesve  . Flitet për mbrojtësin e  Leicester City Wesley Fofana  që vijon të konsiderohet si një prej  më të mirëve në planet duke iu referuar të ardhmes dhe faktikisht Carlo Ancelotti ka rezultuar gjithmonë prezent në evolucionin e  20 vjeçarit kartoni i të cilit momentalisht vlerësohet në  40 milionë euro . 

Kjo shifër konsiderohet jo shumë e lartë  për arkat e Real Madridit pavarësisht se të gjitha klubet janë të dëmtuara për shkak të koronavirusit por  dëshira për të  triumfuar në Europë e shton këmbnguljen e ‘’ Los Blancos ‘’ për të afruar lojtarë cilësorë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . 

Nëse mund të bëjmë një analizë të shpejtë të këtij komponenti , karakteristikat e tij janë  shumë të përafërta me ato të Raphael Varanes  e ardhmja e të cilit  mbetet skeptike.  

Wesley Fofana ka zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend me ‘’ The Foxes ‘’ të cilin e ka kanalizuar  në 38 ndeshje të luajtura dhe tashmë do të ketë shansin për të zgjedhur se në cilën skuadër do ta vazhdojë progresin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy