
Duke qenë se N’Golo Kante është drejt fundit të karrierës , Chelsea ka filluar të vlerësojë alternativat për zëvëndësimin e duhur te francezit.
Londinezët kanë mbetur të mahnitur nga talenti i Monacos Aurelien Tchouameni për të cilin do ti duhet të mposhtin Juventusin . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është e ndërgjegjshme se operacioni për Paul Pogba mund të mos realizohet dhe 21 vjeçari konsiderohet basti i rradhës për Massimiliano Allegri-n .
Megjithatë sipas Tuttosport dhe Calciomercatos nëse vlerësohen hapat e deritanishëm të italianëve dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ , kryeqytetasit janë dukshëm favoritë sepse kanë iniciuar tratativat për Aurelien Tchouameni-n prej disa kohësh . Personaliteti i treguar në mesfushë pavarësisht moshës së re është një aspekt që vlerësohet shumë nga Thomas Tuchel . Gjithsesi për shërbimet e tij janë interesuar edhe Sevilla , Manchester United dhe Liverpooli por ecuria e deritanishme favorizon kampionët në fuqi të Champions Leagues .
Me ekipin e ‘’ Principatës ‘’, ishi i Bordeaux ka zhvilluar 10 ndeshje të cilat i ka shoqëruar me 1 gol dhe parashikohet se e ardhmja e tij do të jetë larg ‘’ Luigjit të Dytë ‘’ .
Potenciali ekonomik i manjatit rus Roman Abramovich mund të bindë francezët për t’ia liruar rrugën Aurelien Tchouameni-t por duhet patur kujdes sepse ekipet e tjera të interesuara mund të befasojnë në momentet e fundit .



