Mertens në radarët e Interit

Mertens në radarët e Interit

  Problemet ekonomike të Interit si në çdo merkato shkaktojnë nisjen e aksioneve nga drejtuesit me objektivin e qetësimit të situatës së agravuar .

Zikaltërit kanë hedhur një hap të rëndësishëm për zgjidhjen e tyre dhe në skenë është shfaqur  emri i Alexis Sanchez .

Kiliani është një ndër më të paguarit e italianëve të cilët janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje pasi tashmë duket se e kanë gjetur zëvëndesuesin.

Sipas vendases ‘ La Repubblica ‘  i zgjedhuri i Simone Inzaghit është Dries Mertens.  Belgu e ka përfunduar kontratën në 30 qershorin e kaluar me Napolin dhe i ka dhënë përparësi të ardhmes në Itali , fakt i cili e bën Interin të shpresojë.  

‘’ Giusseppe Meazza ‘’ konsiderohet destinacioni ideal i 35 vjeçarit , eksperienca e të cilit mund ta ndihmojë ofensivën për arsye se mund të adaptohet lehtësisht në disa pozicione dhe do t’ia rriste dukshëm shanset për të shtuar produktivitetin. 

Eksperienca në Itali e ka pozicionuar prej shumë vitesh në rolin e një të privilegjuari ishi-n e Psv Eindhovenit dhe nëse tentativa e Interit do të rezultojë me sukses , Dries Mertens mund ti afrohet titujve në të ardhmen dhe njëkohësisht të përmirësohet në anën profesionale.

 Ishi i Napolit numëron nëntë sezone me ‘’ Azurrët “ gjatë të cilave kontriboi me 397 sfida,  148 gola dhe  91 asiste duke u konsideruar një ndër më të rëndësishmit e ‘’ Il Parteneopei ‘’ .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy