Dukë filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë.
Pasi mbetën jashtë Botërorit, kampionët e Europës, do të luajnë miqësoren në Tiranë, në një stadium që do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.
Dy trajnerët kanë projektuar edhe formacionet për këtë përballje. Reja nuk ndryshon skemën, teksa do të zbresë me 3-5-2 në fushë, aty ku në portë pritet të startojë Berisha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Mihaj, Kumbulla dhe Ismajli në qendër, si dhe Lenjani e Hysaj nga krahët.
Mesfusha do të përbëhet nga Bare, Abrashi dhe Bajrami, ndërsa sulmi i besohet Brojës dhe Uzunit.
Sa i përket Italisë, Mancini ka zgjedhur në formacion 3-4-3, me Donnarumma në portë, Scalvini, Bonucci dhe Bastoni në mrbojtje, të ndihmuar nga Di Lorenzo dhe Dimaro nga krahët.
Mesfusha përbëhet nga Tonali dhe Verratti, ndërsa treshja e sulmit me Grifo, Raspadori dhe Zaniolo.



