
Gjatë kësaj merkatoje verore drejtuesit e Manchester United po i lëvizin me shpejtësi gurët duke qenë se jemi drejt fillimit të sezonit të ri.
Tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ priten ndryshime pasi traineri Ruben Amorim dëshiron me çdo kusht të përsërisë sezonin e kaluar, natyrisht në të ardhmen të finalizuar me trofe.
Mesfusha do të jetë prioritet absolut për ishi-n e Sporting Lisbonës, i cili po monitoron me shumë kujdes Lucien Agoume të Sevillas.
23 vjeçari ka treguar cilësitë tek andaluzët dhe fakti se pretendohet nga një ekip gjigand në aspektin sportiv dhe atë ekonomik demostron se po bën hapa të suksesshëm në karrierë.
Dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ tashmë janë hapur për Lucien Agoume, i cili mund të ketë fatin e të qënit pjesë të një ndër ekipeve më të pasur të botës.
Sigurisht, krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues ende nuk kanë dërguar një ofertë konkrete për ishi-n e Interit, e cila besohet se s’do të vonojë.
Gjithçka do të varet nga ecuria e negociatave ndërmjet palëve por duke qenë se bëhet fjalë për Manchester United, besohet se Lucien Agoume do ta analizojë interesin me kujdes.



