Nebiaj: Zgjedhjet në SHRF Gjirokastër janë në kundërshtim me ligjin

Nebiaj: Zgjedhjet në SHRF Gjirokastër janë në kundërshtim me ligjin

Akademia e Futbollit “Luftëtari” ka kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës sekretarin e përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku me akuzat: Falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Për këtë, përfaqësuesi i klubit Nertil Nebiaj, në një lidhje skype në MCN TV është shprehur se zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër të zhvilluar pak ditë më parë janë në kundërshtim me ligjin.

Ai tha se në mbledhjen e mbajtur më 30 janar, 4 nga 6 delegatët e pranishëm, ishin zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Ditën e hënë, në kemi depozituar një kallëzim penal, ku kemi paraqitur me fakjte, shkeljet e Shoqatës Rajonale të Fuitbollit Gjirokastër. Shkeljet fillojnë që më 29 janar, kur ishte planifikuar mbledhja e parë e anëtarëve. Kjo ishte planifikuar në orën 13:00, në stadiumin Luftëtari.

Nga kryetari i Shoqatës, nuk janë respektuar normat statuore, për të verifikuar kuorumin e mbledhjes. Një ditë më vonë, u mbajt mbledhja në një hotel të qytetit dhe aty nga 6 delegatë që ishin, 4 prej tyre ishin zgjedhur në mënyrë të paligjshme, duke mos u mbështetur në asnjë pikë të statutit.

Në shkresën që Shoqatat Rajonale e Futbollit Gjirokastër na ka dërguar, nuk është i përmendur përfaqësuesi i Akademisë së Futbollit Luftëtari, Lefter Millo. Në mbledhjen e 30 janarit, ata kanë krijuar një delegat, për Akademinë e Futbollit Luftëtari. Ky delegat është i zgjedhur në mënyrë të paligjshme.”, u shpreh Nebiaj.  

Edhe kryetari i kësaj Zyrës Rajonale Gjirokastër, Sadik Sadikaj është kallëzuar gjithashtu në Prokurori, ndërkohë që tre përfaqësues nga kjo shoqatë do të marrin pjesë me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF më 2 mars, kur do të zgjidhet edhe presidenti.

Ndërkohë, edhe Krimi Ekonomik në Policinë e Gjirokastrës ka nisur të hetojë zgjedhjet e zhvilluara në Zyrën Rajonale të Gjirokastrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy