Milani interesohet për Brojën, agjenti i shqiptarit takohet me drejtuesit kuqezi

Milani interesohet për Brojën, agjenti i shqiptarit takohet me drejtuesit kuqezi

Milani interesohet prej kohësh për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi, që premton për të tashmen dhe për të ardhmen, pasi Ibrahimovic dhe Giroud, janë drejt mbylljes së karrierës.

Broja shihet si një alternativë e duhur për sulmin dhe drejtuesit e Milanit kanë nisur bisedimet për ta afruar në skuadër.

Thuhet se të enjten, agjenti i Brojës, Cheikh Fall, ishte në Milano, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e Milanit.

Është diskutuar në lidhje me një transferim të mundshëm të 21-vjeçarit te kampionët e Italisë, por nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje, pasi Chelsea i rinovoi kontratën deri në vitin 2028.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy