
Maqedonia e Veriut ka debutuar me humbje në Euro 2020, teksa është mposhtur në ndeshjen e parë nga Austria me rezultatin 3-1.
Austriakët u shfaqën më kërkues dhe dominues në fushën e lojës, teksa arritën të gjenin golin e avantazhit që në minutën e 18-të me Lainer. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta, pasi në 28’, Pandev vendosi baraspeshën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me Austrinë më kërkuese.
Pas disa tentativave të dështuara, ishte Gregoritsch, i cili riktheu në avantazh skuadrën e Foda. Për të vulosur rezultatin në 3-1 mendoi Arnautovic, që shënoi 1 minuta para fundit. Vlen të theksohet se për Maqedoninë e Veriut, u aktivizuan edhe 5 lojtarë shqiptarë, Musliu, Alioski, Ademi dhe Bardhi nga minuta e parë, si dhe Bejtulai nga stoli. Austria merr kështu fitoren e parë dhe njëkohësisht kryesimin e grupit C.



