Real Madrid mund të pësojë ndryshime të shumta në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e ardhshme, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për ndonjë goditje të madhe.
Megjithatë, para se të mendojnë për afrimet, te madrilenët duhet të zgjidhin çështjen e rinovimeve. Janë plot pesë lojtarë, të cilëve iu përfundon kontrata në qershor.
Bëhet fjalë për lojtarë si Luka Modric, Dani Ceballos, Nacho Fernandez, Marco Asensio dhe Mariano Diaz.
Me shumë mundësi Modric do të rinovojë në ditët e ardhshme, ndërsa për katër të tjerët, e ardhmja është ende e paqartë.



