
Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur. Pavarësisht dëmtimeve të shumta, suedezi dëshiron të luajë për të paktën edhe një sezon tjetër.
40-vjeçari ka marrë garanci nga mjekët se mund të vazhdojë të luajë edhe për një sezon në nivele të larta.
Në këtë situatë, sulmuesi ka vendosur të vazhdojë edhe për një sezon me Milanin dhe këtë vendim pritet t’ia komunikojë drejtuesve në ditët e ardhshme.



