Opsionet e Cristiano Ronaldos

Opsionet e Cristiano Ronaldos

Zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi vijojnë të jenë prezente me kalimin e ditëve .  Momentalisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po përjeton një problematikë madhore që lidhet me pikpyetjet e pjesëmarrjes në Uefa Champions League . Pozicioni aktual i bardhezinvje në Serinë A i shton hijet e dyshimit sepse ndiqet nga  Milani dhe Napoli të cilët kanë të njëjtën sasi pikësh dhe një hap fals në ndeshjet e mbetura do të perceptohej një vetvrasje për nxënësit  e Andrea Pirlos.  Kjo çështje në njëfarë mënyre lidhet me qëndrimin e luzitanit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe në rast se synimi i tij nuk arrihet , kampionët e Scudettos për 9 vite rradhazi duhet t’ia lënë të hapur rrugën 36 vjeçarit  për të vijuar karrierën .

Në një moshë madhore motorrët e Cristiano Ronaldos mbeten akoma të pandalshëm sepse është një  lojtar i rrallë në botën e futbollit ku përveç përkushtimit total me këtë profesion  uria e tij për sukses  nuk njeh limite .   Sipas  raportimeve  të ‘’ Daily Mail ‘’ në horizont kanë dalë emrat e Manchester United dhe Paris St Germain që janë koshientë se çdo të thotë transferimi i 5 herë fituesit të Topit të Artë .  Cristiano Ronaldo shquhet si një lojtar me mentalitet të fortë që nuk heq kurrë dorë nga ëndërra e të qënit në majën e futbollit në çdo sezon dhe rritja progresive e pretendentëve të tij i krijon shpresën për të qenë më afër objektivave të vëna .  Sipas parashikimeve të bëra rroga e majme e ‘’ Cr7 “  prej 31 milionë eurosh në sezon e komplikon ndjeshëm gjëndjen ekonomike të Juventusit duke marrë parasysh faktin e mbetjes jashtë  Uefa Champions League  .

Ky aspekt me siguri do t’ia përshpejtojë hapat Manchester United që kërkon ta rikthejë në ‘’ Old Trafford ‘’ për të fituar impulset e munguara në drejtim të suksesit  dhe Parisit që mendon se transferimi i sulmuesit në ‘’ Parque De Prince ‘’ do të ishte një ogur pozitiv për ti vënë një herë e mirë kapakun fitimit të Champions Leagues  pavarësisht se është drejt arritjes së këtij objektivi edhe në sezonin aktual  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy