
Kombëtarja shqiptare U-21, do të luajë dy miqësore ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit gjatë këtij muaji. Në listën e bërë publike pak ditë më parë, ka pasur disa ndryshime.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori i Atalantës, Endri Muhameti, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi. Nuk do të jetë për këto dy ndeshje as mbrojtësi i Hartlepool, Edon Pruti, i cili nuk është lejuar nga klubi për shkak të angazhimeve të rëndësishme në kampionatin ku skuadra e tij merr pjesë.
Sakaq, trajneri Bushi ka vendosur të ftojë edhe dy lojtarë të tjerë për këto sfida. Në dispozicion të ekipit do të jenë Marcelino Preka i Partizanit dhe Ajdi Dajko i AEK Athinës.



