Barazimi me Laçin, Qatip Osmani: Ishim më afër fitores, jam i kënaqur me lojën

Barazimi me Laçin, Qatip Osmani: Ishim më afër fitores, jam i kënaqur me lojën

Trajneri i Vllazinsë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas barazimit me Laçin.

Osmani deklaroi se është i kënaqur me lojën që tregoi skuadra, ndërsa shtoi se ishin më afër fitores se kundërshtari.

Nuk e di, nëse duhet të jemi të lumtur për pikën, apo të mërzitur që humbëm dy pikë. Mendoj se ishim më afër fitores. Dominuam dhe kishim raste më shumë.

Në fund, ishim të detyruar të bënim ndërrimet. Stojanovic, na jepte siguri mbrapa. Ndoshta për këtë arsye u tërhoqëm pak në minutat e fundit.

Jam i kënaqur me lojën dhe ndoshta është një nga ndeshjet më të mira, që kur jam unë trajner, sa i përket qarkullimit të topit. Futboll është dhe mund të ketë gabime.

Për gjërat negative, e thashë për finalizimin. Në disa raste ishim me pak lojtarë në zonën kundërshtare. Nuk e kishim lojën me kombinime në zonën e kundërshtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy