
Siç dihet tashmë në çdo merkato , Newcastle United do të tentojë të jetë një ndër protagonistët e saj.
Bardhezinjtë kanë në favor faktin e të qënit ekipi më i pasur i botës dhe drejtuesit me në krye trainerin Eddie Howe tashmë e kanë deklaruar objektivin e rradhës.
Andreas Christensen edhe pse nuk është aktivizuar aq sa duhet me Barcelonën gjatë sezonit aktual , mbetet një ndër pikat më të forta të prapavijës por gjithsesi nuk përjashtohet largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Danezi e njeh shumë mirë Premier Leaguen, i cili në të kaluarën u aktivizua me Chelsean gjatë dy periudhave të ndryshme.
Duke njohur potencialin e sheikut Al-Rumayyan, për kuq e blutë do të ishte vendimi i duhur pasi do të fuqizoheshin mjaftueshëm në aspektin ekonomik, shifër e cila mund të përdoret për transferimin e të tjerë elementëve.
27 vjeçari nordik mund të shëndërrohet në një ndër elementët kyç në mbrojtjen e ‘’ Las Urracas ‘’ , ekip i cili synon me çdo kusht fitimin e titujve dhe të përfshihet në elitën e futbollit anglez dhe europian.



