
Manchester City në Premier League është një hap larg titullit të shtatë kampion në histori. Kjo pasi sot skuadra e drejtuar nga Guardiola mposhti me rezultatin 0-2 Crystal Palace falë golave të shënuar nga Aguerro dhe Torres.
Më ketë fitore ‘the citiziens’ që renditen të parët janë ngjitur në kuotën e 80 pikëve, 13 më pak se Manchester United ndjekës, por ‘djajtë’ kanë një ndeshje më pak. Kjo sfidë do të luhet nesër kundër Liverpool dhe në rast se United nuk fiton atëherë City shpallet matematikisht kampione, pasi kanë mbetur edhe 4 javë kampionat.
Ndërkohë në La Liga Atletico Madrid është rikthyer te fitoret dhe ka siguruar të paktën edhe për një javë vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Simeone ka mposhtur me rezultatin 0-1 Elche-n falë golit të realizuar nga Llorente.



