
Momentalisht Marcus Rashford po shijon një rini të dytë me Barcelonën.
Anglezi ka rikuperuar shumë shpejt terrenin e humbur dhe menjëherë është shfaqur një kandidat potencial për ta larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Flitet për Paris St Germain, duke qenë se traineri Luis Enrique ia ka kërkuar domosdoshmërisht Nasser Al Khelaifit firmosjen me sulmuesin.
Duhet theksuar se katalanasit po e vlerësojnë blerjen e kartonit të ishi-t të Manchester United por gjithsesi situata delikate në aspektin ekonomik i favorizon ndjeshëm ‘’ Les Pariziens ‘’.
28 vjeçari është në një moment shumë të rëndësishëm në karrierë dhe pikërisht ekipi i ‘’ Luchos ‘’ do të tentojë ta ketë në përbërje për vijimësinë.
Referuar ofertës duhet thënë se sheiku nga Katari ka përgatitur rreth 50 milionë euro, një shifër e cila tashmë e ka vënë seriozisht në dyshim vazhdimin në Katalunjë.
Nxënësi i Hansi Flickut po e tregon se mbetet një vlerë e shtuar në ofensivë dhe deri më tani ka kontribuar me 6 gola dhe 7 asiste në 17 sfida.



