
Java e 8-të e Premier League rezervoi ndeshje me të vërtetë spektakolare. Një prej ndeshjeve më të bukura, të ditës së sotme në Premier League, ishte padyshim ajo mes Leicester dhe Manchester United. “Dhelprat” triumfuan me rezultatin 4-2, në një sfidë me të vërtetë të çmendur.
Ndeshja ishte mbërthyer në barazim 1-1, ndërsa Leicester kaloi në avantazh me Soyuncu në minutën e 78-të. Vetëm 4 minuta më vonë, skuadra e Solskjaer barazoi shifrat në 22-, por kjo zgjati vetëm 1 minutë, pas në aksionin e radhës, Vardy kaloi sërish në avantazh Leicesterin, ndërsa në fund Daka vulosi shifrat në 4-2.
Manchester City triumfoi 2-0 ndaj Burnley, duke iu afruar Liverpool në krye të renditjes. Këta të fundit më herët mposhtën 5-0 Watfordin.
Southampton iu fal golit të Armando Brojës në minutën e 53-të, duke mposhtur 1-0 Leeds United.



