
Superiorja do të luajë javën e 16-të të kampionatit, e cila është ndarë në dy ditë.
Të dielën, Erzeni përballet me Kukësin, ndërsa Tirana luan në transfertë me Laçin. Këto dy sfida janë planifikuar të luhen në orën 13:30. Në mbrëmje do të zhvillohet sfida Vllaznia-Dinamo, duke filluar nga ora 17:00.
E hëna mbyll javën, me dy përballje interesante, ku Partizani pret Skënderbeun, ndërsa Egnatia luan me Teutën, në transfertë. Të dyja këto ndeshje, janë programuar në orën 17:00.



