
Endri Çekiçi është lojtari më i ri i Pendikspor, skuadër e cila militon në Superligën turke.
Mesfushori shqiptar, ishte pa kontratë prej disa javësh, kur u largua nga skuadra tjetër turke, Konyaspor.
26-vjeçari ka firmosur me Pendikspor në kontratë për dy sezone dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për klubin turk.
Kjo është skuadra e tretë turke në karrierë për Çekiçin, i cili më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Ankaragucu.



