
Gabirel Martinelli, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon tek Arsenali. “Topçinjtë” duken në rrugën e duhur për fitimin e titullit dhe një kontribut të rëndësishëm e ka dhënë edhe braziliani.
Për këtë arsye, trajneri dhe drejtuesit të kënaqur me paraqitjet e lojtarit, kanë vendosur të rinovojnë kontratën.
21-vjeçari ka rinovuar deri në vitin 2027 dhe kjo është bërë e ditur nga vetë klubi nëpërmjet rrjeteve sociale.



