
Frederico Chiesa, pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Juventusi po përgatitet për ndryshime të shumta dhe sulmuesi italian, është njëri nga ata që me shumë mundësi do të largohet.
Chiesa ka edhe një vit kontratë me Juventusin dhe bardhezinjtë e kanë nxjerrë në shitje, për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm.

Për sulmuesin italian, janë dy klube në garë, që kërkojnë ta afrojnë në këtë merkato. Bëhet fjalë për Napolin dhe Romën. Të dy trajnerët e këtyre skuadrave, Antonio Conte dhe Daniele De Rossi, e pëlqejnë shumë 26 vjeçarin dhe duan ta kenë nën urdhrat e tyre.
Një vendim ende nuk është marrë nga lojtari, që pritet të vendosë shumë shpejt se ku do të vazhdojë karrierën.



