
Prej shumë kohësh traineri i Arsenalit Mikel Arteta në bashkpunim me drejtuesit kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri.
Merkatoja e verës po afron dhe spanjolli është fokusuar tek gjetja e elementëve të duhur për vijimësinë.
Numri një i stolit po i bën me kujdes llogaritë dhe kësaj here ka zgjedhur Bilal El Khannous, tejet cilësor në mesfushë, aktualisht pjesë e Leicester City-t.

Me vetëm 20 vite mbi supe ka dhënë një kontribut për tu marrë shembull, edhe pse ish fituesit e Premier Leagues nën drejtimin e Claudio Ranierit do të përfaqësohen sezonin vijues në Championship.
Ky fakt sigurisht është domethënës dhe mund të jetë determinant për Bilal El Khannous për fillimin e një eksperiencë të re në ‘’ Emirates ‘’.
Pritet që presidentët Stan dhe Josh Kroenke të ofrojnë rreth 20-30 milionë euro për belgun, i cili ka një shans që s’duhet humbur për të ngjitur shkallët në karrierë.
Eshtë shumë e mundur që talenti në fjalë ta përfundojë aventurën në ‘’ King Power Stadium ‘’ dhe të transferohet ndoshta tek një ndër ekipet e elitës në kampionatin anglez, tek të quajturit ndryshe ‘’ Topchinjtë ‘’.
Në sezonin aktual Bilal El Khannous është aktivizuar në 34 sfida, të shoqëruara këto me 3 gola dhe 5 asiste.



