
Besohet se Atletico Madridi nuk do të heqë dorë nga Rodrigo De Paul . Argjentinasi është një lojtar që përshtatet shumë mirë me filozofinë e Diego Simeones dhe ky i fundit ka vendosur të tentojë edhe një herë transferimin e bashkombasit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ . Gjasat janë që 26 vjeçari ti japë fund aventurës me friulanët në merkaton e verës . Sipas ‘’ Calciomercatos ‘’ kjo është hera e dytë që ‘’ Los Colchoneros ‘’ trokasin në derën e bardhezinvje për lojtarin nga Buenos Airesi që ka ditur të impresionojë skuadrat me emër me përkushtimin dhe punën e palodhur me një skuadër të dorës së dytë si Udineze. Në të kaluarën emri i tij u lidh ngusht edhe me Interin por problemet ekonomike që po hasin aktualisht zikaltërit ia reduktojnë mundësinë e transferimve të bujshme në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Sipas raportimeve në brendësi të kampit të bardhezinjve vlera e kartonit të Rodrigo De Paul është 50 milionë euro dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes se ndonjë elementi në këtë operacion për reduktimin e saj . Ekstremi asnjëherë nuk e ka humbur shkëlqimin me Udinesen dhe me kalimin e kohës pavarësisht se kjo e fundit historikisht ka notuar në ujërat e mesit të tabelës Rodrigo De Paul ka ditur ta menaxhojë presionin që imponon Seria A dhe është vënë në radarët e ekipeve me emër .
S’duhet anashkaluar se edhe ‘’ The Redsat ‘’ e Liverpoolit e kanë vënë shënjestrën tek nxënësi i Luca Gottit sepse traineri Jurgen Klopp vlerëson masksimalisht kreativitetin dhe inteligjencën e tij që i krijojnë motivin për ta patur pjesë të organikës duke filluar nga sezoni pasardhës .
Me këmbnguljen e pandalur në dhënien e maksimumit ishi i Racing Club dhe Valencias regjistron 9 gola dhe 10 asiste në 35 ndeshjet e këtij sezoni .



