Bonucci mbërrin në Milano, mijëra tifozë kuqezinj e presin në rrugë (VIDEO)

Bonucci mbërrin në Milano, mijëra tifozë kuqezinj e presin në rrugë (VIDEO)

Leonardo Bonucci ka mbërritur në Milano për të kryer testet mjekësore me klubin e ri.

Tifozët e Milanit gati sa nuk u hodhën mbi makinën e mbrojtësit italian i cili është transferta më e bujshme e kësaj merkato të kuqezinjve.

Bonucci largohet nga Juventus në rrethana të çuditshme që ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë klubi i Milanit e ka postuar në "Twitter", një video mesazh duke konfirmuar transferimin e Bonuccit nga Juventusi.

Mbrojtësi i kombëtares italiane ka mbëritur në ambientet e casa Milan duke bërë edhe foton e parë me siglën e skuadrës së re.

Kjo foto e Bonuccit nuk i ka pëlqyer shokëve të tij të Juventusit dhe gjithë tifozëve bardhezinjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy