
Ulje-ngritjet dhe gabimet e shpeshta të Andre Onanas e kanë vënë në pikpyetje qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’.
Kamerunasi është shumë larg asaj eksperience me Interin, gjatë të cilës u konsiderua ndër portierët më të mirë në Europë.
Në verën e 2023-shit krerët e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ shpenzuan 50 milionë euro për ishi-n e Ajax Amstedamit, i cili ka bërë gabime të njëpasnjëshme, gjë e cila tek një klub i këtij niveli nuk tolerohet.
Mungesa e garancisë sigurisht përbën një problem për vijimësinë e anglezëve, të cilët janë distancuar nga titujt dhe në kohën e mbetur të sezonit do të mundohen të japin maksimumin në çdo kompeticion, me Ruben Amorim në stol.
S’do të jetë aspak i lehte largimi i Andre Onanas nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ për arsye të kontratës në fuqi, për të cilin pa diskutim që ndeshjet vijuese do të jenë determinante pasi ndodhet në një situatë të sikletshme, tek një ndër ekipet më të pasur të botës.

Gjatë këtij sezoni, i dyti në rradhët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues Andre Onana ka arritur një statistikë jo shpresëdhënëse pasi në 35 sfida ka pësuar 49 gola, e cila ka ndikuar edhe në renditjen në vendin e 14-të, pas 27 sfidave, ndërsa në Europa League do të masin forcat me Real Sociedadin në dy sfida tejet të vështira në fazën e 1/16-tave.



