
Mesfushori i Kombëtares, Amir Abarashi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Grasshoppers në Zvicër.
Lojtari shqiptar ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2024. Abrashi është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën zvicerane, teksa mban edhe shiritin e kapitenit.
Në këtë sezon, 32-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje, ku shquhet për shpirtin e garës. Pas rinovimit të kontratës, Abrashi u shfaq shumë i lumtur, ndërsa tha se ishte një vendim i lehtë për propozimin e marrë.
Ishte një vendim shumë i lehtë për mua. Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres të luaj edhe një tjetër vit me klubin tim të zemrës. Dëshiroj të falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë vazhdimisht tek unë dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin brenda dhe jashtë fushës.



