
Janë bërë publike formacionet e dy skuadrave në prag të ndeshjes Partizani-Vllaznia, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superligës shqiptare.
Skuadra e Partizanit vjen me mungesa të rëndësishme në këtë përballje, ndërkohë që trajneri i përkohshëm Kalari ka hedhur në fushë që nga minuta e parë treshen sulmuese Cinari, Bardhi, Asani.
Kampionët vijnë në këtë takim pas 3 humbjeve radhazi dhe fitorja mbetet detyrim.
Renditjen e kryeson skuadra e Kukësit, ndërkohë që Partizani ndodhet 5 pikë larg.
Interesi i spektatorëve duket i ulët.




